BSH: Depozitat në lekë u rritën me 5.9 miliardë në fund të qershorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2023, 21:28
Në fund të muajit qershorit 2023, stoku i depozitave në lekë arriti 547 miliardë lekë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, depozitat në lek u rritën me 1 %, ose 5.9 miliardë lekë më shumë.
BSH-ja vlerëson se, rritja e depozitave bankare ka ardhur si nga bizneset, ashtu dhe nga individët.
Kjo është rritja më e fortë që nga muaji dhjetor 2022 dhe e para pas pesë muajsh radhazi kur kursimet në monedhën vendase në banka ishin në tendencë rënëse. Me bazë vjetore, kursimet në lekë janë rritur vetëm me 0.8 %.

