Kredi për shtëpi, bankat disbursuan 19.6 miliardë lekë
Sektori bankar vijon të ofrojë lehtë për kreditimin për shtëpi, teksa rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në kreditë e reja, nuk është reflektuar plotësisht.
Në 5-mujorin e parë të këtij viti, sektori bankar disbursoi 19.6 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kredia për shtëpi u rrit me 5%.
Ekspertët e bankave shprehen se, një faktor që po mbështet rritjen e kredisë për shtëpi në euro është edhe kursi i këmbimit. Rënia dyshifrore e kursit të këmbimit Euro-Lek e ka bërë më të përballueshme kredinë për atë huamarrës që të ardhurat i kanë në monedhën vendase.
Ndërkohë që edhe vrojtimi i fundit i aktivitetit kreditues, të Bankës së Shqipërisë, tregoi se standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e dytë të vitit. Lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore.


