Ndërtimi i parqeve eolike, Balluku: Shqipëria do të prodhojë energji elektrike edhe nga era

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka qenë e pranishme sot në shpalljen e fituesve për parqet eolike.

Në fjalën e saj, Balluku tha  se nga 14 kompani ndërkombëtare që aplikuan, 6 prej tyre u kualifikuan. Nga këto 6 të fundit, 3 prej tyre kaluan në fazën finale për dorëzimin e ofertave.

Balluku theksoi se Shqipëria do të prodhojë energji elektrike edhe nga era, edhe për këtë ministria u ka ardhur në ndihmë këtij projekti me një studim analitik, i cili përmbante vendet e përshtatshme për ndërtimin e parqeve eolike.

Kemi lancuar këtë garë në 15 qershor të vitit 2021, pra 25 muaj më parë. Për të gjithë ata që kanë ndjekur  të gjithë procesin tonë përsa i përket burimit të energjisë, këtë radhë kemi komplet një instrument të ri, investitori, ofruesi i shërbimit duhet të merrte parasysh dhe gjetjen e tokës.

Ne kemi studiuar një studim analitik, ku tregohet se ku duhet të ndërtohet dhe përshtatet me erën. Në këtë mënyrë, me këtë analizë i kemi ndihmuar të gjithë konkurentët”, u shpreh ndër të tjera ajo.