Rënia historike e euros, shoqata e eksportuesve i kërkon "ndihmë" Bankës dhe Qeverisë të stabilizojë kursin e këmbimit
Shoqatat e eksportuesve kanë apeluar edhe një herë qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë për të stabilizuar kursin e këmbimit. Në reagimin për mediat ata shprehen se nëse nuk do të ketë reflektim do të dalin në protestë.
"Në bazë të rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar do kërkojmë dhe së shopëjti do zbresim para kryeministrisë në protestë vetëm për ti kërkuar që duhet të ulet dhe Guvernatori dhe Qeveria e të mos na lënë në dorën e rënies së lirë," thanë ata.
Ky qëndrim sipas tyre vjen nga pragu i falimentit nga humbjet e zhvlerësimit të euros.
"Nëse zgjidhja e situatës nuk do të bëhet menjëherë pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale do të jenë shuëm të rënda," tha ai.
Në fakt prej Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave thuhet se rritja e turizmit dhe e investimeve të huaja kanë sjellë ndikim në kursin e këmbimit. Por eksportuesit kanë qëndrim të ndryshëm.
Përballë medias u fol edhe me shifra konkrete për koston e ndërhyrjes.
Humbja sipas tyre vjen si pasojë e ndryshimit të vlerës së monedhës në momentin që blejnë mallin në Shqipëri me atë të shitjes.