E FUNDIT/ Pasi ua pranoi dorëheqjet Bashës dhe Alibeajt, Bardhi bën hapin e radhës: Anulon zgjedhjet për kryetarin të 29 korrikut
Dy ditë para zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së që pritet të rikthejnë Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike , Këshilli Kombëtar i mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka anulluar zgjedhjet e 29 korrikut.
Gazetari Isa Myzyraj bën me dije për “Ora News”, se Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur të anullojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe fars.
Pas relatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Këshilli Kombëtar ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha; si dhe dorëheqjen e datës 17 Maj 2023 të Nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, u shty për një mbledhje tjetër vlerësimi mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, të cilët i qëndrojnë dorëheqjes së tyre, edhe pse dorëheqjet e tyre nga ana e Këshillit nuk u konsideruan si të parevokueshme.


