Votimi për Bashën, Sefa që kërkon vulën e PD-së tek Bardhi: 29 korriku është një ditë e rëndësishme
Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka deklaruar se 29 korriku, data kur do mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri ku garoijne Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, është një ditë e rëndësishme për demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit.
Gjithashtu ai thekson se ata që vazhdojnë të dëmtojnë Partinw Demokratike kanë marrë angazhim një fushatë dezinformomi.
"Ata që vazhdojnë të ëndërrojnë që të mbajnë peng dhe dëmtojnë PD, kane ndërmarrë këto dy ditë një fushate dezinformimi.
Përmes call center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me PD, por që u dërgohen anëtarëve të PD në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD.
Rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.
29 Korriku është një ditë e rëndësishme për demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit, organizimin, ringritjen dhe shndërrimin e PD në alternativën që presin shqiptarët", shprehet Sefa.


