Normalizohet situata në Peshtan dhe Kreshpan, dy zjarrfikëse dhe 42 forca të ushtrisë në zonë
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 27 Korrik 2023, 11:40
Mëngjesin e kësaj të enjte, aty ku për ditë me radhë sipërfaqe të tëra u shkrumbuan nga flakët e zjarrit, në zonën e Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier situata duket e normalizuar.
Flakët janë vënë në kontroll ndërkohe që ende nuk ka nje bilanc paraprak të dëmeve. Aktualisht në terren ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe 42 forca të ushtrisë të cilat po krehin të gjithë zonën e përfshirë nga flakët, për të neutralizuar plotësisht të gjitha vatrat e vogla për të mos u riaktivizuar sërish.
Sipas banorëve dëmet të tilla si pasojë e zjarreve nuk mbajnë mend të kenë ndodhur në zonë ndërsa e konsiderojnë një katastrofë mjedisore.