Aksident në Tropojë, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2023, 19:45
Para pak orësh në bjeshkën e Dobërdolit ka ndodhur një aksident automobilistik. Ka dalur nga rruga dhe ka bërë disa rrotullime automjeti tip benz me drejtues Sokol Avdia nga fshati Berishë që verën e kalon në bjeshkën e Dobërdolit.
I plagosuri është në gjendje shumë të rendë në spital . Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë e ka transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.