Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan, flakët po përhapen me shpejtësi

Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan.

Burime informacioni nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit "grykë" dhe te erërave të forta që ndihmojnë perhapjen e flakeve.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera .

Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.
Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te madhe