Sezoni turistik, shtohet numri i pasagjerëve që zbarkojnë në Durrës, shtohen sportelet në port

Fundi i korrikut, por edhe muaji gusht pritet të ketë një fluks edhe më të lartë të pushuesve.

Nuk janë vetëm emigrantët shqiptarë që zgjedhin të kalojnë pak ditë në atdhe pranë familjeve apo zonave turistike, por edhe të huajt që zgjedhin bregdetin dhe malet e vendit tonë.

Në Durrës janë marrë masa për të përballuar fluksin që prej kësaj të enjte është thuajse dyfishuar.

Me një vendim të posaçëm po punohet me kapacitet maksimal duke i vënë në funksionim të 32 sportelet, 20 nga të cilat do të jenë për mjetet dhe 12 për këmbësorët.

Prej qershorit në këtë port mbërrijnë 4 mijë pasagjerë në ditë, por numri tashmë shkon në mbi 7 mijë.

Edhe numri i trageteve është shtuar me 5 të tillë në çdo ditë, pra me dy udhëtime nga Bari për çdo linjë dhe 1 nga Ancona, situatë kjo që pritet të vijojë të paktën edhe për shtatorin.

Por edhe në florë dhe pikat doganore tokësore ka një rritje të atyre që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.