Të ardhurat nga akciza, 26.4 miliardë lekë

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti llogariten 26.4 miliardë lekë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga akciza janë 2.2 miliardë lekë ose 9.1 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 675 milionë lekë ose 2.5% më pak se plani i akcizës për 5 mujorin 2023.

Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskalë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza dha rritja e importit të karburantit dhe cigareve.

Nga akciza për vitin 2023 programohen 59 miliardë lekë.