Putin mohon përdorimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë: Nuk kemi pasur nevojë!

Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se Rusia ka një “magazinë të mjaftueshme” municionesh thërrmuese, por nuk i ka përdorur ato.

Putin tha se ushtria e tij “nuk kishte pasur një nevojë të tillë” referuar përdorimit në luftën në Ukrainë. Pavarësisht pretendimeve të liderit rus, ka pasur shumë prova për të kundërtën, duke përfshirë raportet e përpiluara nga OKB-ja.

Putin paralajmëroi se nëse municione thërrmuese do të përdoren kundër forcave ruse, atëherë Moska “do të rezervonte të drejtën për të ndërmarrë veprime reciproke”.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA-të ranë dakord të dërgonin municione thërrmuese në Ukrainë për të ndihmuar në kundërofensivë, një veprim që ka qenë i diskutueshëm edhe mes aleatëve perëndimorë.