Përfundimi i marrëveshjes së grurit nga Moska, ambasadorja amerikane në OKB: Akt mizor!
Përfundimi i një marrëveshjeje nga Rusia që lejon eksportin e sigurt të grurit ukrainas është një “akt mizori”, ka thënë ambasadorja e SHBA-së në OKB.
“Rusia i ka dhënë një goditje tjetër më të prekurve në botë, këtë herë duke pezulluar pjesëmarrjen e saj në iniciativën e grurit të Detit të Zi,” tha Linda Thomas-Greenfield.
“Ky është me të vërtetë një akt tjetër mizori”, është shprehur më tej ajo.
Kujtojmë se Rusia njoftoi sot se po pezullonte pjesëmarrjen në një marrëveshje e cila mundësonte eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.
Marrëveshja historike e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia, siguronte kalimin e sigurt të grurit nga Ukraina drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, kontinente ku uria është një kërcënim në rritje dhe ku çmimet e larta të produkteve ushqimore kanë futur edhe më shumë njerëz në varfëri. Marrëveshja skadon në fund të ditës së sotme.

