Kina "kërcënon" Tajvanin, pikasen 16 anije në ujërat e tij
Një numër rekord prej 16 anijesh kineze janë pikasur në ujërat e Tajvanit duke nisuar nga dita e premte deri ditën e shtunë. Lajmi është bëri i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e ishullit.
Sic shkruajn mediat vendase kjo ishte shenja e radhës e një fushate intimidimi ndaj Taipeit nga Partia Komuniste në pushtet në Kinë.
"Është një përpjekje ushtarake në rritje," tha për CNN të hënën Carl Schuster, një analist me bazë në Hawai dhe ish-drejtor i operacioneve në Qendrën e Përbashkët të Inteligjencës të Komandës së Paqësorit të SHBA-së. Duke e vën theksin se Operacionet ushtarake tregojnë se përpjekjet e Pekinit janë të dyfishta.
Aktiviteti i Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore, u parapri nga stërvitje të bëra më herët gjatë javës në kuadër të të cilave dhjetëra avionë luftarakë kinezë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe në rajonet kryesore të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.
Në më shumë se 72 orë në mes të javës së kaluar, 73 avionë të PLA kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit, një pikë demarkacioni jozyrtare që Pekini nuk e njeh, por deri vonë e respektoi gjerësisht, ose hynë në pjesët juglindore ose jugperëndimore të ADIZ-it të ishullit.
Gjatë së njëjtës periudhë, nëntë anije PLA u raportuan në ujërat përreth Tajvanit në tre ditë rresht.
Partia Komuniste në pushtet e Kinës pretendon demokracinë vetëqeverisëse si territorin e saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë atë dhe ka shpenzuar dekada duke u përpjekur ta izolojë diplomatikisht.
Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit.