Panik në Australi/ Gjendet objekt misterioz 3 metra i gjatë në plazh, cilat janë dyshimet e para
Policia australiane është shokuar nga një kub misterioz "i paidentifikuar" që u gjet në një plazh të Australisë Perëndimore.
Objekti gjigant metalik u gjet nga vendasit në plazhin "Green Head", rreth 250 km (155 milje) në veri të Perthit.
Autoritetet shtetërore dhe federale po hetojnë objektin, i cili aktualisht nuk besohet të jetë pjesë e një avioni.
Ai po hetohet si i rrezikshëm dhe policia u ka kërkuar njerëzve të mbajnë një distancë sigurie.
Banorët e plazhit Green Head thanë se cilindri ishte rreth 2.5 metra i gjerë dhe midis 2.5 dhe 3 metra i gjatë, raportoi transmetuesi publik i Australisë, shkruan BBC.
Agjencia australiane e hapësirës tha se ishte e mundur që cilindri gjigant të kishte rënë nga një "objekt i huaj lëshues hapësinor" dhe do të lidhej me agjenci të tjera ndërkombëtare.
Ndërsa kishte disa spekulime se cilindri mund të ketë qenë pjesë e MH370 - një avion që u zhduk në brigjet perëndimore të Australisë në vitin 2014 me 239 pasagjerë në bord.
Të tjerë thanë se një gjë e tillë "nuk kishte asnjë shans" të kishte ndodhur.

