I zhytur, gazetari raporton me ujin deri në fyt pas përmbytjeve në vend

Ndryshimet klimatike kanë sjellë temperatura shumë të larta në disa shtete, dhe përmbytje në shumë shtete të tjera. Një raportim i pazakontë ka ndodhur në Indi, ku me një mikrofon në njërën dorë, gazetari përpiqet të qëndrojë në këmbë, ndërsa vendi është i mbuluar nga uji.

Abhishek Upadhyay, një reporter me bazë në Nju Delhi që punon për ABP News, përshkruan vuajtjet e banorëve të Delhit, ndërsa përballen me ndikimin ekstrem të shirave të rrëmbyeshëm.

Nga ana tjetër, kalimtarët e shikojnë të ulur në një pjesë betoni, ndërsa disa të tjerë notonin përkrah tij, sipas Corriere .

India po përballet me shira të rrëmbyeshëm ditët e fundit, ndërsa Evropa po “shkrin “ nga temperaturat ekstreme.