Çështjet Rraja dhe Ahmetaj, Bardhi: Pezulloni seancën, kryeministri të vij të jap llogari në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi kërkoi ndërprerjen e seancës duke kërkuar që kryeministri Rama të japë llogari për cështjen e Rrajave dhe kërkesën për arrestimine  Ahmetajt.

Bardhi: Do duhet të vij e të jap llogari para parlamentit, që të pezullohet seanca dhe ti kërkohet kryeministrit të jap llogari. Për licensën që i ka dhënë deputetit në guroren që i shkatërroi shtëpitë një fshati të tërë dhe solli një ngjarje shokues për të gjithë ne.

Ka një kërkese të Prokurorisë për arrestimin e zëdhënësit të tij, është një aferë e qeverisë Edi Ramës. Prandaj duhet të vi në seancë të jap llogari për të dy cështjet.