Tabaku: Kemi çuar para drejtësisë 55 persona, tre prej tyre zyrtrarë të lartë

Deputetja  e PD Jorida Tabaku deklaroi se prej 7 vitesh PD ka denoncuar çështjen e Incineratorëve ndërsa sot para drejtësisë kanë dalë 21 nga 55 personat e denoncuar, tre prej tyre zyrtarë të lartë.

"Ne kemi çuar para drejtësisë 55 persona ndërkohë që sot janë 21 prej tyre. Unë besoj lajmi i mirë është që dosja për Durrësin dhe Tiranën është në proces e sipër. Ahmetaj është i pari që akuzohetpër Tiranën dhe pres që të vazhdojë akoma. Kemi kryetarin e Bashkisë që nuk është thirru akoma për të dëshmuar.

Sot është një lajm i mirë që PD për 7 vite denoncoi çështjen e Incineratorëve dhe sot para drejtësisë kemi 3 zyrtarë të lartë. Lajmi i keq është që z.Ahmetaj nuk është këtu dhe ky është dështim i shtetit i parlamentit që nuk u mblodh në kohë, ta çojë atë përpara drejtësisë," tha ajo.