Arben Ahmetaj "i vë flakën" Kuvendit/ Bllokohet foltorja, Noka-Felajt: Rrugaçe, ik nga Kuvendi!

Teksa foltorja është bllokuar sot nga deputetët e PD-së, Saimir Koreshi kërkoi marrjen e masave për këdo që flet me gjuhë rruge.

Ai tha mes ironisë se e kishte marrë malli për kryeministrin Rama.

“E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Këta duhet të dalin jashtë, se fjalor rruge nuk duhet të përderen kështu. Shokun Edi Rama na mori malli. Turp të keni!”., tha ai. Ndërkohë, Noka me gjuhë të ashpër i kërkoi Felajt që të dilte jashtë. “Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi”, tha ai.

Sali Berisha nga foltorja bërI edhe një thirrje që në seancën e sotme plenare të ndryshohet rendi i ditës dhe të diskutohet për Arben Ahmetajn dhe kërkesën e SPAK për t’iu hapur rruga për arrestimin e ish-zv. kryeministrit.

“A jeni të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një zyrtar? Si reagoni në këtë mënyrë? Unë nuk dua të them se jeni Ahmetër, sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv, por në këtë rast është me vend se të ndalemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje, një njeri që ia servirët shqiptarëve si njeri suksesi, ikën në mënyrën më të turpshme dhe e informoni që të ikë, sepse 4 orë para se të vinte njoftimi, ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë," tha ai.

Deputeti i PD, Dashnor Sula foli me tone të ashpra teksa kërkoi ndryshim rendi dite dhe diskutim për “Çështjen Ahmetaj”.

Ai iu drejtua mazhorancës duke i thënë se gjysma e qeverisë është e përfshirë në korrupsion, ndërsa tha se tashmë ka mbetur ‘vetëm të heqin pantallonat’.

"Keni vjedh ju apo kemi vjedh ne? I keni ju në burg apo i kemi ne? Ia keni dhënë ju në gojë popullit apo ne? Ça ka ngelur tani? Vetëm të heqim pantallonat këtu. Të na vijë turp. Përsa i përket raportit, kur doni ju si maxhorancë, për të futur një projektligj, e përgatisni raportin dhe gjithçka dhe e sillni," tha ai.

Një debat të ashpër pati dhe mes deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi dhe socialistet Ermonela Felaj pasi kjo e fundit iu drejtuar kreut të grupit të PD duke i thënë ‘palaço’.

Bardhi i tha se Felaj është pjesë e dosjes së SPAK bashkë me Ahmetajn, ndërsa iu drejtua duke i thënë se është “hajdute dhe familje hajdutësh”, dhe që ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve.

“Palaço mua më ka thënë krye mafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë  e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!" tha ai.