“U informua 4 orë para se SPAK të kërkonte arrestimin”, Berisha zbardh ‘prapaskenat’: Ahmetaj u arratis nga Kakavija

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur ‘prapaskenat’ e arratisjes sipas tij të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga vendi, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij.

Sipas tij, Rama duhet të thirret në mocion me debat në Kuvend ku duhet të japë llogari për këtë ngjarje. Berisha tha se Ahmetaj u largua nga Kakavija, ndërsa shtoi se po negocion me Ramën.

“Ngjarje e jashtëzakonshme arratisja e Ahmetajt. Arratiset njeriu që nga viti 2013 për të paktën 8-9 vite ishte superministri. Arratisja e tij tregon moralin e kësaj bande që është në pushtet. Akuzat e bëra publike mendoj se janë të drejta. Por ajo është treguar e kursyer (SPAK). E kursyer e them këtu sepse Ahmetaj, pas Ramës dhe Agaçit. Ahmetaj ia mbathi, por ishte vetë Rama e çoi vetë në azil. Në pamje të parë duket paradoks, pasi edhe i hapi dosjen dhe kërkoi arrestim, por më pas e çoi në azil. E çoi në azil, pasi Ahmetaj, në çdo pyetje publike, do të thoshte; pyesni Edi Ramën. 4 orë para se shkresa të dilte nga Prokuroria u informua Ahmetaj dhe u gjet në Kakavijë dhe u vërsul atij. Preu biletë për në Itali, për të dezinformuar dhe ia mbathi në Kakavijë. Thuhet se po negocion me Ramën. Arratoisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale.”, tha Berisha.