Pranga ish-kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, Fran Tuci lejoi rrugën në mes të pyllit, dëmi 2 milionë euro

Lejimi i ndërtimit të 2 kilometrave rrugë në mes të pyllit i ka kushtuar prangat ish kryetarit të bashkisë së Fushë Arrëzit. Fran tuci është arrestuar mbrëmjen e së enjtes, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre dhe dëmi i llogaritur shkon në 2 milionë euro.

Ish kryetari I bashkisë së Fushë Arrëzit është vënë në prangra mbrëmjen e së mërkurës me kërkesë të SPAK. Ndaj Fran Tucit  rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim dhe dëmtimit të pronës.

Shkak për vendimi është lejimi për hapjen e një rruge prej 1.8 kilometrash dhe me 5 metra gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat. Po ashtu është shtuar se dëmi i përllogaritur shkon në 234 milionë lekë.

Këtu përfshihet shpullëzimi i zonës pyjore dhe dëmtimi i terrenit, duke i lënë të drejtën subjektit privat që të realizojë punimet pa shlyer detyrimet.

Në dosjen e dorëzuar në gjykatë spak pretendon se Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, në bashkëpunim më ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, shtetasin Ndoc Marku me veprime dhe mosveprimet e tyre kanë shkelur ligjin edhe për faktin se projekti nuk ka qenë i miratuar autoritetet kompetente.

Këtë të enjte si Tuci dhe administrator i Ballës kanë dalë në gjykim, ku për ish kryebashkiakun është marrë vendimi për arrest me burg dhe Marku në shtëpi. Sa I përket administratorit të kompanisë I është kërkuar parqitja në policinë gjyqësore.

Fillimisht procedimi ka nisur në prokurorinë e pukës, por për shkak se ai ishte në detyrë dosja I kaloi spak.

Tuci qëndroi në krye të bashkisë së fushë arrëzit për dy mandate duke e humbur mandatin në zgjedhjet e 14 majit.