Tjetër ngjarje e rëndë në det, rrezikoi mbytjen shpëtohet pushuesi në plazhin e Talës

Një person rreth 55 vjeç ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales.

Kanë qenë pushuesit, vrojtuesit dhe punonjës të lokaleve që e kanë nxjerrë nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ambulanca ka mbërritur dhe ai është nisur menjëherë drejt Spitalit Rajonal.

Sipas informacioneve paraprake, pushuesi është në gjendje të rëndë për jetën.