Lufta në Ukrainë, bilanci tragjik: 47 mijë rusë të vrarë deri në fund të majit

Në 15 muaj nga pushtimi rus i Ukrainws, 47 mijw ushtarë rusë janë vrarë, pa llogaritur viktimat gjatë kundërofensive aktuale të Ukrainës. Kështu thuhet në sondazhin e bërë nga faqet e internetit Meduza dhe Mediazona.

Sipas të dhënave të hulumtimit, numri i humbjeve me një probabilitet 95% është midis 40 dhe 55 mijë, bazuar në statistikat që lidhen me vdekshmërinë e tepërt në vitin 2022.

Këto humbje janë tre herë më të mëdha se humbjet e ushtrisë sovjetike gjatë  një vit lufte në Afganistan dhe nëntë herë më shumë se humbjet e ushtrisë ruse gjatë luftës së parë në Çeçeni 1994-1996, theksojnë gazetarët që kanë bërë hulumtimin.

Gazetarët, së bashku me studiuesin e vdekshmërisë së tepërt, Dmitry Kobak, analizuan regjistrin e rasteve trashëgimore dhe statistikat nga Shërbimi i Statistikave Ruse (Rostat), i cili tregoi një rritje të madhe të numrit të vdekjeve të meshkujve të rinj nga viti 2022.

Vdekshmëria “ushtarake” në vitin 2022 ishte 24,000 njerëz sipas një metode llogaritjeje dhe 25,000 sipas një metode të dytë llogaritëse.

Kështu, më 27 maj 2023 (d.m.th., para fillimit të kundërofensivës ukrainase), numri i përgjithshëm i ushtarëve rusë të vrarë arriti në 47,000, pohojnë gazetarët që kanë bërë hulumtimin.

Shërbimi rus i BBC dhe faqja e internetit Mediazona, sipas të dhënave të tyre të fundit më 7 korrik 2023, ishin identifikuar emrat e 27,400 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë.