Kanabisi mjekësor “bëhet gati” Opozita kundër: Nismë ligjore e rrezikshme. Qeveria: Monitorim

Opozita e cilësoi të rrezikshme legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ndërsa nisma e qeverisë nisi të diskutohet në komisionet Parlamentare të Kuvendit!

Përballë kundërshtimeve të dy paraardhësve opozitarë në detyrë, Ministrja e Shëndetësisë mbrojti propozimin.

Para se të kalojë në sprovën e votës në Kuvend, ligji për legalizimin për kontrollin e kultivuar të kanabisit mjekësor, ngjalli debate në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë.

Dy ish ministra shëndetësie e kundërshtuan ashpër.

Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirliu paraqiti argumentet pro.

Ajo qe shkaktoi pikëpyetje në raport për opozitën ishin shifrat dhe harku kohor që erdhi kjo nisme.

Deputetja demokrate Albana Vokshi e cilësoi projektligjin kriminal.

Mazhoranca ka paralajmëruar miratimin e projektligjit për kanabisin mjekësor në seancën e fundit plenare të Kuvendit.