COVID-19, Italia heton menaxhimin/ Ish-kryeministri Giuseppe Conte: S’është komision, por togë ekzekutimi

Parlamenti Italian ka aprovuar ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetoj mbi mënyrën se si qeveria ka menaxhuar emergjencën Covid. Ky komision cilësohet si një togë ekzekutimi nga ish-kryeministri Italian Giuseppe Conte.

Parlamaneti Italian do të hetojë mënyrën se si është meaxhuar emergjenca pandemike Covid 19, përfshirë këtu miratimin e ligjeve, masat e detyrime shëndetësore, si edhe shpërndajen e vaksinave.

Sipas forcës kryesore politike në vend Fratelli D'Italia, ky komision është një isntrument i domosdoshëm për të sjellë të vërtetën tek italianët; a është menaxhuar si duhet emergjenca shëndetësore? A mund të evitoheshin mijëra viktima? Cfarë funksionoi dhe nuk funksionoi gjatë pandemisë?

Ish Ministri i Shëndetësisëm gjatë periudhës Covid, Roberto Speranza, e ka cilësuar këtë vendim si një "Gjykate Politike", ndërsa ish Kryeminsitri Giuseppe Conte e ka akuzuar "si një poshtërsi".

"Ky komision është një togë ekzekutimi politik me dy emra; Roberto Speranza e Giuseppe Conte", ka deklaruar ish-kryeminisri italian.

Poli i tretë politik brenda parlamentit italian, krijuar nga partitë e vogla, nga Partia Azione, dhe Italia Viva e Matteo Renzit kanë votuar pro ngritjes së këtij komisioni që nga e majta italiane dhe Lëvizja 5 Yje nuk u votua.

Ish kryeministri Matteo Renzi, gjatë fjalës së tij në parlament vuri në dyshim disa lëvizje të qeverisë së kohës të drejtuar nga Giuseppe Conte

"Pse Kryeministri i atëhershëm Giuseppe Conte telefonoi Presidentin rus Putin? Pse thirri e lejoi të futen në Itali ushtarë rusë? A kanë përfituar kolegët e Conte-s nga biznesi i maskerinave e i makinarëve të frymëmarrjes gjatë periudhës Covvid? Pse Lëvizja 5 Yje ka frikë nga e transparenca dhe e vërteta? A janë kryer zgjedhjet e duhura politike gjatë pandemisë?"

Me 172 vota pro e 4 abstenim, Dhoma e Deputetëve aprovoi ngritjen e këtij komisoni që për ish kryeminsitrin Giuseppe Conte "është nëj fyerje e një shuplakë ndaj italianëve e ndaj personelit shëndetësorë që ka në vijëne  parë gjatë kësaj beteje me pandeminë".

Pas votës në parlament, ngritja e këtij komisioni do të kaloj për aprovim në Dhomën e Senatit.