I dyshuar për vrasjen e Sinos, Gjykata lë në burg Valter Bamin, avokati: Ishte në shtëpi orën kur ndodhi krimi
Ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë Valter Bami, i arrestuar si i dyshuar në vrasjen e kunatit të Gentjan Bejtes në Larushk një javë më parë.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për të.
"Në dorën e tij janë gjetur mikrogrimca baruti. Dorëzuam provat se ai ka një armë sportive me leje prej tre vitesh. Klienti im shpjegoi se në orën kur ka ndodhur ngjarja kam qënë në shtëpinë time, me fëmijët dhe nënë time," tha avokati i tij.
Edhe pse i dyshuar kryesor për shkak të gjurmëve të barutit të gjetura në duar ditën e arrestimit, ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje.
Arrestimi i tij erdhi pas rezultatit të analizave kimike nga policia shkencore që zbuloi mbetje baruti në kyçin e dorës së majtë.
Por avokati i 37-vjeçarët ka dhënë një alibi për këtë fakt.
Sipas mbrojtësit ligjor, baruti i gjetur në dorën e Bamit është si pasojë e një arme sportive që vetë Bami disponon prej 3 vitesh.
Ai tregon se Bami kryen disa herë qitje dhe se gjurmët e barutit mund të kenë ardhur prej armës që 37-vjeçari e ka me leje.
