Rrogozhina gati për zgjedhje, të hënën nis fushata zgjedhore, Memolla përballet me Hoxhën
Të hënën nis fushata zgjedhore në Rrogozhinë që do të zgjasë 12 ditë. Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla, dhe ai i Koalicionit Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha do të përballen për të dytën herë. Zgjedhjet e 14 majit atje u konsideruan ët pavlefshme, ndërsa socialistët fituan me 21 vota diferencë nga kutia e burgut.
Të hënën e 10 korrikut, nis fushata për zgjedhjet e 23 korrikut.
Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla dhe ai i Koalicionit Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha do të tregojnë për të dytën herë forcat pasi zgjedhjet e 14 majit u konsideruan të pavlefshme nga Kolegji Zgjedhor.
Kandidatët pritet të bëjnë 12 ditë fushatë elektorale, ndërsa zgjedhjet do të mbahen me datën 23 korrik.
Me 14 maj, Edison Memolla i socialistëve fitoi me 21 vota diferencë, dhe fitoren ia dhanë pikërisht votat e burgut, por Kolegji Zgjedhor gjeti shkelje, ndaj vendosi që ato të ripërsëriten.
Deri në fund socialisti dhe demokratik në Rrogozhinë po shkonin kokë më kokë në rezultat, por 80 votat e të burgosurve e rikthyen rezultatin në favor të Memollës.
Rezultatet e zgjedhjeve janë kontestuar edhe në disa bashki të tjera, por kolegji zgjedhor ka vendosur që të lërë në fuqi rezultatin e 14 majit në bashkitë e tjera.
Ndërkohë, zgjedhjet pitet të përsëriten edhe në Kukës, data e të cilave nuk është vendosur ende.
