Elton John rikthehet në shtëpi, këngëtari britanik mbyll turneun botëror të lamtumirës

Elton John dha shfaqjen e fundit të turneut të lamtumirës, pas të cilit ka thënë se nuk do të jetë më në skenë. Këngëtari 76 vjecar në karrierën prej pesë dekadash ka fituar 5 cmime Gramy dhe ka mbajtur mbi 4600 performanca në të gjithë botën

Këngëtari britanik Elton John, pas më shumë se 50 vitesh karrierë spektakolare, mbyll turneun e fundit të lamtumirës për tu kthyer në shtëpi.

Ylli 76-vjeçar mbylli shfaqjen e së shtunës mbrëma në Stokholm ku konfirmoi se nuk do të jetë më në skenë duke u shprehur miliona fansave se do të mbeten në mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij.

“Ka qenë shpirti im të luaja për ju djema, dhe ju keni qenë absolutisht madhështor” tha John në turneun “Goodbye Yellow Brick Road”.

Ai e filloi shfaqjen e tij me Bennie and the Jets dhe vazhdoi të performonte shumë hite të tjera, duke përfshirë Philadelphia Freedom, Tiny Dancer, Rocket Man dhe Candle in the Wind.

Muzikanti britanik gjithashtu i bëri një nderim emocional grupit dhe ekipit të tij aktual, disa prej të cilëve kanë qenë në turne me të për shumë vite. “Ata janë vërtet të pabesueshëm: tha ai, në fund të koncertit që zgjati rreth dy orë. Këngën “Don't Let The Sun Go Doën On Me”, John ia dedikoi grupit, ekipit dhe familjes së tij.

Elton John ka fituar pesë çmime Grammy në një karrierë 52 vjeçaere dhe afro 4600 performanca në mbarë botën.

Turneu i tij Fareëell Yellow Brick Road filloi në Amerikën e Veriut në vitin 2018, dhe kjo ishte nata e tij e dytë në Stokholm.

Ky turne përfshiu globin, ai luajti për më shumë se gjashtë milionë fansa.

Tërhoqi një nga turmat më të mëdha në historinë e festivalit dhe një audiencë televizive britanike prej miliona shikuesish.

Sipas mediave, është një nga turnetë e koncerteve me fitimin më të lartë ndonjëherë, revista Billboard raporton se është e para që arrin shitjet e biletave prej 900 milion dollarë.

Në fund të finales së madhe, John ka reflektuar për jetën e tij duke e cilësuar karrierën si 52 vitet e tij të gëzimit të pastër duke luajtur muzikë.