Vrasësi i dyshuar arratiset nga burgu, vlerësohet nga autoritetet me rrezikshmëri të lartë

Një person me rrezikshmëri të lartë është arratisur në SHBA. Teksa autoritetet vijojnë kontrollet për kapjen e tij, u bëjnë thirrje banorëve të zonës së Warren Kaunti që të bëjnë kujdes dhe të njoftojnë policinë sapo të shohin të dyshuarin.

Një vrasës i dyshuar, i cili është i aftw për tw mbijetuar edhe nw kushte tw vështira është arratisur nga burgu ne Pensilvani dhe SHBA e kanë shpallur si një rrezik njerëzore në shumë shtete.

Michael Burnham brenda natës te se enjtes u arratis nga burgu i Warren. Menjëherë është dhen alarmin qe njerëzit të jene vigjilent dhe të raportoje persona te dyshimte.

Ai u pa për here te fundit i veshur me kominoshe me vija portokalli dhe të bardhe me këpuce gome dhe një xhakete xhins blu, veshja uniformë burgut nga ku ai është arratisur.

Mungesa e tij është vënë re vetëm të premten në mëngjes dhe pas hetimeve është raportuar se  ai arriti të dalë në çati nga ku më pas ka përdorur çarçafët për te zbritur.

Nuk ka ende asnjë te dhënë nëse ai është ndihmuar nga ndonjë person tjetër pas arratisë, por ai e njeh shume mire zonën dhe vlerësohet si një mbijetues ka thënë zëdhënësja e Warren County Cecile Stelter.
Burgu ndodhet në një zone të pyllëzuar, çka e bën edhe më të vështirë zbulimin dhe kapjen e tij.

Ata shtuan se në kërkim janë vene ne dispozicione te gjitha mjetet e duhura për kapjen e autorit qen, dronë, avionë dhe mjete ne te gjithë terrenit.

Burham, 34 vjeç, u mbajt nën akuzat për zjarrvënie dhe vjedhje dhe u konsiderua si i dyshuar për vrasjen e një gruaje. Ai gjithashtu është akuzuar për përdhunim dhe rrëmbim

Në maj ai u arrestua në Karolinën e Jugut pas një kërkimi katër ditore nga FBI u arrestua me veprën penale rrëmbimin e dy persona.