Kurti e refuzoi, Rama pritet të takohet me Konjufcën e Osmanin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten dhe premten do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve të Procesit të Berlinit.

Medie kanë bërë me dije se Rama nesër në orën 16:00 do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani, dhe po ashtu me kryetarin e Kuvendit, Galuk Konjufca.

Por sipas burimeve nga Presidenca deri në këto momente presidentja Vjosa Osmani nuk nuk japin koment për mediet lidhur me takimin me kryeministrin Ramën nesër. 

Ndërsa, Rama nuk pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit ka refuzuar një takim të tillë.

I pyetur nga gazetarët për ardhjen e Ramës në Kosovë, Kurti tha se me kryeministrin e Shqipërisë do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, për takime tjera jo.

Kurti ka propozuar Ramës që të mbajnë mbledhjen e dy qeverive që sipas Kurtit u anulua pa arsye.