Pritja para kryeministrisë/ I pranishëm edhe Alex Soros, qëndron pas portretit të Klintonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2023, 19:28
Një nga njerëzit që janë parë në pritjen para kryeministrisë për nder të Bill Klintonit ka qenë edhe biri i miliarderit spekullant të bursave dhe trashigimtari i fondacionit soros, Alex Soros. Nuk është çudi që Sorosi të jetë pas organizimit të kësaj vizite.
Pak pasi avioni i tij zbriti në tokën shqiptare, kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit në ‘Facebook’ foton nga pritja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.
“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri.
*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruajti Rama.

