Kryebashkiaku meksikan martohet me aligatorin femër! E mbyll kërcimin e parë me një puthje
Kryetari i një qyteti të vogël në jug të Meksikës është martuar me një zvarranik femër duke kryer një rit tradicional për t'i sjellë fat popullit të tij.
Victor Hugo Sosa, kryebashkiak i San Pedro Huamelula, një vendbanim me banorë indigjenë 'Chontal', u "martua" me krijesën e quajtur Alicia Adriana.
Zvarraniku është një kajman, një banor kënetor i ngjashëm me aligatorin, endemik i Meksikës dhe Amerikës Qendrore. Sosa u betua se do të ishte i vërtetë ndaj asaj dhe e cilësoi si "vajza princeshë".
“Unë pranoj përgjegjësinë sepse ne e duam njëri-tjetrin. Kjo është ajo që është e rëndësishme. Nuk mund të kesh martesë pa dashuri... Unë i dorëzohem martesës me vajzën princeshë,”- tha Sosa gjatë ritualit.
Martesa midis një burri dhe një femre kajmane ka ndodhur në rajon për 230 vjet për të përkujtuar ditën kur dy grupe rivale indigjene u bashkuan në paqe përmes një martese. Pas dasmës, kryetari i bashkisë ka kërcyer me "nusen" e tij nën tingujt e muzikës tradicionale. Kërcimin e mbylli me një puthje.
