Mbreti holandez kërkon falje/ Willem-Alexander: Holanda përgjegjëse për tregtinë e skllevërve
Pas qeverisë edhe familja mbretërore në Holandë ka kërkuar falje për rolin historic që kishte vendi në tregtinë e skllevërve. Mbreti i Holandës në një fjalim përpara qindra njerëzve kërkoi falje në emër të vendit, por edhe të familjes mbrëtërore që sipas tij nuk bëri asgjë për të ndalur tregtinë e skllevërve
Për herë të parë në histori Mbreti i Holandës ka kërkuar zyrtarisht falje për rolin e vendit të tij në tregtinë e skllevërve, duke thënë se ai ndihej “personalisht dhe intensivisht” i prekur.
Holanda u bë fuqi e madhe koloniale pas shekullit të 17, duke mbajtur territore në të gjithë globin dhe tregtarët holandezë të skllevërve trafikuan më shumë se 600,000 njerëz.
Mbreti willem-Alexander të shtunën e quajti praktikën një “tmerr”. Familja mbretërore nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë, tha ai.
Deri në momentin që mbreti kërkoj falje, askush nuk e dinte nëse ai do ta bënte këtë gjë.
Në qershor, një studim i ri zbuloi se sundimtarët holandezë morën ekuivalentin e 545 milionë eurove midis viteve 1675 dhe 1770 nga kolonitë ku skllavëria zbatohej.
“Sot jam duke qëndruar këtu përballë jush si Mbreti juaj dhe si pjesë e qeverisë. Sot po i kërkoj falje vetes,” tha ai.
“Sot kërkoj falje për mungesën e qartë të veprimit”.
“Pas njohjes dhe faljes, ne mund të punojmë së bashku për shërimin, pajtimin dhe restaurimin,” tha Mbreti.
Mijëra njerëz u trafikuan nga Afrika në kolonitë holandeze në Karaibe dhe Amerikën e Jugut – që përbën rreth 5% të të gjithë tregtisë së skllevërve transatlantik – përpara se praktika të ndalohej në 1863.
Vitin e kaluar, kryeministri Mark Rutte kërkoi gjithashtu falje për rolin historik të vendit në tregtinë e skllevërve.
