SHBA, masakër në festë, dy të vrarë dhe 28 të plagosur nga sulmi me armë në Baltimore

Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në një sulm masiv me armë në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bënë me dije autoritetet policore.

Viktimat janë një vajzë 18-vjeçare dhe një i ri 20 vjeç të cilët humbën jetën rrugës për në spital.

Dhjetë persona u dërguan në spitale nga policia dhe 19 të tjerë shkuan vetë

Tre prej tyre janë ende në gjendje kritike

Të gjithë raportohet se janë në moshë të rritur, bënë me dije zyrtarët

Masakra ndodhi gjatë një feste në zonën e Brooklyn Homes të Baltimores Jugore.

Autori i sulmit mbetet i panjohur, ndërsa dëshmitarët thanë se dëgjuan të paktën 30 të shtëna!

Edhe motivet mbeten të paqarta për autoritetet që kanë kërkuar ndihmë për zbardhjen e ngjarjes.

Krimi të tilla janë të vazhdueshme në SHBA dhe kanë nxitur debate për kufizimin e përdorimit të armëve të zjarrit.

Të paktën 44.357 persona janë vrarë nga armët e zjarrit në vitin 2022, përfshirë 24.090 vetëvrasje, sipas Arkivi i Dhunës me Armë

Sipas FBI-së, në SHBA ka pasur 345 incidente të tilla në periudhën 2000-2020, të cilat kanë rezultuar me mbi 1.000 njerëz të vrarë dhe mbi 1.800 të plagosur.

Sulmi më vdekjeprurës i tillë  është regjistruar në Las Vegas në vitin 2017 duke ka lënë më shumë se 50 njerëz të vrarë dhe mbi 500 të plagosur.