Kreu i CIA: Rusët gati për të bashkëpunuar, lufta në Ukrainë po gërryen udhëheqjen e Putin
Lufta në Ukrainë ka një efekt "gërryes" për udhëheqjen e Rusisë nga Vladimir Putin dhe kjo pakënaqësi po ofron mundësi të reja për CIA-n për të mbledhur informacione, tha drejtori i agjencisë William Burns.
Kreu i spiunazhit amerikan e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi në britani.
Duke folur për rebelimin e shefit të Wagner-it, Burns tha se të gjithë ishin "mashtruar" nga skenat të shtunën e kaluar të "sfidës së armatosur" të Prigozhin ndaj Moskës, kur forcat e tij mercenare Wagner marshuan drejt kryeqytetit rus.
Veprimet e Prigozhin ishin "një kujtesë e gjallë e efektit gërryes të luftës së Putinit në shoqërinë e tij dhe regjimin e tij", tha ai.
Drejtori i CIA-s tha se ndikimi jo vetëm i veprimeve të Prigozhin, por edhe i deklaratave të tij - të cilat përfshinin një aktakuzë si për arsyetimin ashtu edhe për ekzekutimin e pushtimit rus - do të vazhdojë të gërryejë udhëheqjen ruse.
Siaps tij kjo pakënaqësi krijon një mundësi një herë në jetë për CIA-n, duke iu referuar rolit të agjencisë në rekrutimin e agjentëve për të ofruar informacione të vlefshme.
CIA ka nisur së fundmi një fushatë të re në mediat sociale për të provuar të arrijë njerëzit në Rusi, duke përfshirë një video të postuar në faqen e mediave sociale Telegram, e cila përdoret gjerësisht nga rusët. Fushata dha udhëzime se si të kontaktohej CIA në rrjetin e errët pa u monitoruar.
Kjo video ka marrë 2.5 milionë shikime në javën e parë.
Drejtori Burns përsëriti gjithashtu mesazhin që zyrtarë të tjerë amerikanë kanë bërë më parë publikisht se SHBA nuk kishte asnjë pjesë në kryengritjen e Prigozhin.
Burns - i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA në Rusi nga 2005 deri në 2008 – shprehet se ka kaluar pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit duke u përpjekur të kuptonte presidentin rus.
Ai shtoi se një gjë që kishte mësuar ishte se ishte gjithmonë gabim të nënvlerësohej fiksimi i Putinit për të kontrolluar Ukrainën.
Udhëheqësi rus besonte se pa Ukrainën, Rusia nuk mund të ishte një fuqi e madhe dhe pa të, Putin nuk mund të ishte një udhëheqës i madh.
Duke iu kthyer Kinës, shefi i CIA-s tha se do të ishte marrëzi që SHBA të përpiqej të shkëputej për shkak të ndërvarësisë së thellë ekonomike midis dy vendeve.