Studentët mirëpresin bursën, por me kërkesa: Vendimi i vonuar, të shtohen degët ku do jepet bursa si pagë
Studentët e mbështesin në parim vendimin e Ministrisë së Arsimit për bonusin me 40 mijë lekë në muaj për ato që do të studiojnë në programe prioritare por thonë se kjo mbështetje duhet të ishte bërë më herët. Gjithastu ata kërkojnë që të shtiohet lista e degëve të përfshirë në këtë skemë, për shkak të shtrenjtimit të jetesës
Në ditët e fundit, bursat për degët prioritare janë bërë temë e debatit publik. Maturantët që do të studiojnë në programe prioritare mund të mbështeten financiarisht me 40 mijë lekë në muaj gjatë gjithë viteve akademike por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri.
Kjo ka si qëllim nxitjen e maturantëve që të ndjekin degët si Bujqësi, inxhinieri, turizëm, apo mësuesi si dhe në këto programe studimi është vendosur të hiqet dhe kriteri i ruajtjes së notës mesatare.
Megjithatë, edhe pse në parim ky vendim është i mirë Aurel Kujtimi, Aktivist i kauzave të studentëvë thotë se është i vonuar.
"Është një vendim shumë i mirë por është i vonuar. Kjo gjë duhet të ishte marrë kohë më përpara dhe jo tani që studentët po aplikojnë çdo ditë më shumë për të ikur nga Shqipëria," tha ai.
Kujtimi tregon se shumë studentë janë të pakënaqur me menaxhimin e arsimit për shkak se prej muajsh studentët ekselentë nuk kanë marrë bonueset që u takojnë.
"Studentët nuk kanë marrë akoma bursat dhe këto flasin për 40 mijë lekë për bursat e vitit 2023-2024," tha ai.
Ai thotë se kjo nismë duhet të ishte marrë edhe për studentët e degëve tjera duke argumentuar shtrenjtimin e jetesës.
"Duhet të mbështesin të gjtihë studentët dhe të mos shikojë vetëm tek degët prioritare që janë drejt falimentimit, por ti mbështesë edhe studentët e ekselencës, të gjtihë studentët në pamundësi ekonomike që ti japë një mbështetje sepse është e pamundur për ti përballuar kostot e jetesës në Tiranë, kur çmimet vetëm të qirave të shtëpive kanë shkuar 350 euro e lart," tha ai.
Madje për të mosinteresimi ndaj studentëve nga ana e institucioneve i ka bërë ato që shumë të mendojnë të jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.