Notoi për 28 orë, Eva Buzo rrëfen pickimet nga kandili që i rrezikuan jetën!
Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo në një intervistë për Panorama Tv ka treguar sfidën e saj për të notuar në kanalin e Otrantos për rreth 70 kilometra për të mbërritur në bregun e Vlorës, por e ndërpreu pas 28 orësh vetëm pak milje nga Karaburuni pasi pickimi i një kandili ia rëndoi situatën.
Eva Buzo tha se 28 orë notim ishin shumë dhe sfiduese duke mos konsumuar ushqim dhe mos ndaluar, por gjendja e saj u përkeqësua rrugës pas pickimit të kandilit të detit në pjesë të ndryshme të trupit.
Sakaq shtoi se do të tentojë sërish sfidën vitin tjetër, pasi në dëshirën e saj ka qenë që të bëhet notare dhe do vazhdojë stërvitjen për të notuar përreth 90 kilometra.
“Isha shumë e lodhur dhe kur merr një sfidë të tillë, nuk e kupton se sa e lodhur je, por vetëm pas disa orësh e kuptova, ishte një tentativë sfiduese dhe emocionuese, 28 orë janë shumë. Doja të arrija diçka, por nuk ia dola, do e provoj sërish. Kam marrë pickime nga kandilat e detit në gjithë trupin, ndjeja që unë po përkeqësohesha.”
