Aksident në Tiranë/ Urbani i Unazës përplaset me motorin, plagoset një 12 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2023, 09:23
Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me një mjet motorrik mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Ferit Xhajko" ndërsa nga përplasja është plagosur një 12 vjeçar pasagjer në urban.
Rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.