Tre ditë pas aksionit, Prokuroria kërkon "lirimin" e 8 të arrestuarve në Elbasan për trafik droge
Gjykata e Elbasanit pritet të vendosë të dielën mbi fatin e 45 të ndaluarve në operacionin e policisë të zhvilluar këtë të enjtë.
Burimet kanë bërë të ditur se prokuroria ka dorëzuar dosjen e plotë duke kërkuar vendosje e 37 personave në arrest me burg, pesë masën e izolimit në shtëpi dhe 3 do të jenë në detyrim paraqitje. Ndëkohë që 7 të akuzuar të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
Aksioni i ndalimit të tyre u realizua edhe me mbështetjen e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të nisura nga tiranë, ndërsa u theksua se të shoqëruarit në komisariat i përkasin katër grupeve të ndryshme kriminale një prej të cilëve është shkatërruar tërësisht.
Gjatë kontrollit në 52 banesa policia tha se u gjetën 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, por edhe 51 milionë lekë, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.
Ndaj tyre rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike

