Ndizen gjakrat në Gjykatë/ Rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës, përplasje mes Sekretarit të KQZ-së dhe Maliqit: Hajdutër!

Një javë pas seancës dëgjimore, Kolegji Zgjedhor do të bëjë këtë të premte rinumërimin e votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë.

Hapja e 18 kutive të Kuçovës do të bëhet ka nisur në orën 9:00 dhe sipas vendimit të gjykatës, ajo do të bëhet në ambientet e KQZ.

"Ne zbatim të vendimmarrjes të një jave më parë, në Kolegjin Zgjedhor do të rinumërohen sot 18 kuti të Bashkisë Kuçovë.

Për këtë qëllim në sallë janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi. Në seancën e kaluar kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë.

Sipas tij, 18 kutitë që do të rinumërohen kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës", njofton KQZ.

Por rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës ka shkaktar dhe momente tensioni mes numëruesve dhe stafit të Kreshnik Hajdarit dhe Lefter Maliqit.

“Hajdutër!”, - dëgjohet t’i drejtohet Maliqi atyre.

Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës.

Maliqi dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit.

Në një prononcim per mediat Maliqi sot deklaroi se para këtyre 18 kutive ai ishte 100 vota para fitues, ndërkohë që kanë qenë të pambuluara nga kamerat e sigurisë dhe dyshohet se është ndërhyrë në këto kuti.

“Sot është seanca e pestë në Kolegjin Zgjedhor i cili vendosi në seancën e kaluar për hapjen e 18 kutive të pambuluara nga kamerat e sigurisë. Para këtyre 18 kutive kishim qenë me 100 vota para fitues. Ne dyshojmë që kanë ndërhyrë në këto kuti.

Ndizen gjakrat në Gjykatë/ Rinumërimi i 18 kutive të

Kërkesa jonë është që pas këtyre 18 kutive do kërkojmë dhe hapjen e 47 kutive të tjera dhe pavlefshmërinë totale për shkak se janë gjetur shumë shkelje. Këtu nuk bëhet fjalë për dëlir, por për gjurmë, prova reale”, deklaroi Maliqi.