Dërgohet me urgjencë në Spitalin e Korçës, ndërron jetë 20-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2023, 09:31
Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Korçës. Mësohet se i riu ishte ndjerë keq në një lokal në Bilisht dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës, ku edhe ndërroi jetë.
Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 20-vjeçarit.
Burime nga policia thonë se i riu mund të ketë humbur jetën nga ataku kardiak.

