Panik në Rodos, përfshihet nga flakët një varkë turistike, evakuohen pasagjerët

Një varkë turistike u përfshi nga flakët në ishullin grek, Rodos.

Mediat greke shkruajnë disa nga 82 pasagjerët braktisën skafin duke u hedhur në det në momentin që shpërtheu flaka. Sakaq mësohet se të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkaqet mbeten ende të paqarta, e ndërsa autoritete greke janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.