"Together for life": Buxheti për shëndetësinë i ulët, pati më pak shërbime
Buxheti i dhënë për shëndetësinë në Shqipëri konsiderohet i ulët për shoqërinë civile. Në analizën e "Together for live" u theksua se vitin e shkuar u shënua rritje të numrit të vizitave në shërbimin parësor, por fondet ishin më të ulëta duke nënkuptuar më pak shërbim.
"Lobojmë që të ketë një rritje të buxhetit, çka fatkeqësisht ky raport evidenton që nuk ka një rritje të buxhetit domethënëse për sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Në raport vihen re dhe devianca sa i takon shpenzimeve të këtij buxheti në disa programe: atë të shërbimit parësor, ku kemi më shumë vizita të kryera në krahasimisht më atë që ishte planifikuar, çka ka bërë dhe uljen e kostove për njësi," tha ajo.
Paralelizëm përfaqësuesit e studimit hoqën me check up-in që i merr pagesat edhe pse numri i vizitave është më i ulët nga kontrata.
"Vazhdon ai diskutimi i përhershëm që pavarësisht se sa analiza kryhen në terren, sërish kontrata qëndron e njëjtë. Pavarësisht se bëhen më pak se 20 mijë check up-e në vit, koncesionari e merr pagesën e plotë," tha ajo.
Megjithatë në studim pranohet se shtesën më të madhe të fondeve shëndetësia e njohu gjatë pandemisë, dhe kjo për përballimin e situatës