Gjendet gjurmë kanibalizmi nga eshtrat e një Homo sapiensi në Kenia

Në Kenia shkencëtarët kanë zbulluar gjurmë të kanibalizmit që datojnë prej lashtësisë. Gjithçka ka rezultuar pas analizimit të prerjeve në një kockë që daton prej periudhës së homo sapiens

Shenjat nga prerjet e gjetura në një kockë njerëzore, i shtynë studiuesit të besojnë se kanë zbuluar rastet më të hershme të kanibalizmit rreth 1.5 milionë vjet më parë.

9 nga 11 prerjet e studiuara në tibinë e majtë të një homo sapiensi që ka jetuar në Kenia, përputhen me llojin e shkaktuar nga veglat prej guri.

Studiuesit nga Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore i Smithsonian thonë se nuk vërtetojnë 100% se ai që ka bërë prerjen e këmbës, e ka ngrënë atë më pas, por duket se është skenari i mundshëm.

Kocka u zbulua në vitin 1970 nga dhe që atëherë është vendosur në Muze. Kohët e fundit studiuesit po kërkonin në të për shenja të kafshimit të kafshëve, por gjetën shenja që duket se janë bërë nga një homo sapiens.

Sipas tyre, prerjet janë të orientuara të gjitha në të njëjtën drejtim, çka tregon mënyrën se si mbahet dhe veprimi duke e prerë me vegël guri në një mënyrë të rregullt e të vazhdueshme pa ndryshuar kapjen ose rregulluar këndin.

Prerjet janë mbledhur të gjitha në të njëjtën zonë në kockë

Studiuesit kane ekzaminuar 199 kocka të fosilizuara në koleksion, dhe tibia është e vetmja me prerjesh, gjë që tregon se kanibalizmi nuk ishte një praktikë e përhapur

Mund të ketë pasur mungesë ushqimi në një moment, duke i detyruar njerëzit e lashtë të konsumojnë gjithçka që munden për të mbijetuar, permbyllet studimi.

Gjendet gjurmë kanibalizmi nga eshtrat e një Homo sapiensi në