Goro vijon detyrën/ Ish-kreu i KQZ: Këshilli vijon me punën, gjykata përcakton fatin e Belerit
Kryetari aktual i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro mund të vazhdojë të jetë kryetar deri në përcaktimin e fatit të Fredi Belerit. Kryetari i KQZ Kristaq Kume shprehet se ligji i ka përcaktuar kompetencat ndërsa shton se puna e këshillit në çdo rast nuk cënohet
Arrestimi i Fredi Belerit nuk e pengon këshillin bashkiak që të vijojë me punën normalisht. Madje sipas ish kryetarit të KQZ Kristaq Kume ligji e zgjidh edhe ngërçin se kush do të jetë kryetari. Kjo e ndihmuar nga Fakti se i zgjedhuri në 14 maj nuk e ka bërë ende betimin.
"Beleri është mbajtës i mandatit të kryetarit të bashkisë së Himarës por pa bërë betimin ai nuk mund ta ushtrojë detyrën. Për sa kohë do të vazhdojmë të mbetetmi në këtë situatë, detyrat e kryetarit të Bashkisë së Himarës do të vazhdojë ti kryejë kryetari që është tani, pra Goro.
Kështu e parashikon legjislacioni një gjë të tillë ose detyra e kryetarit mbetet për tu realizuar në vazhdim derisa ky të bëjë betimin, nga z. Goro," tha ai.
Por edhe nëse Fredi Beleri arrin ta marrë mandatin edhe pse ndodhet prapa hekurave, kompetencat e kryetarit opozitar do të jenë të kushtëzuara.
"Beleri do të vazhdojë ta mbajë mandatin e tij por pa mundësi që ta ushtrojë atë derisa të bëjë betimin," tha ai.
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili fitoi zgjedhjet e 14 majit, u arrestua vetëm dy ditë përpara garës vendore nën akuzën për shit blerje të votës.
Të martën, Fredi Beleri do duhet të bëjë betimin si kryebashkiaku i ri i Himarës, por ai gjendet ende në burg prej afro 2 muajsh, ndërsa gjykata nuk e pranoi kërkesën e tij për tu liruar ditën që do të marrë mandatin.
