E rëndë/ Autobusi përplas për vdekje një person me biçikletë në aksin Milot-Rrëshen ( Pamje )
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 09:51
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut.
Nga raportimet e para mësohet se një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person me biçikletë në aksin Milot-Rrëshen.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndersa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit fatal që i mori jetën një personi.

