VIDEOLAJM/ Balena gungaçe noton afër kanoes, pamjet mbresëlënëse bëjnë xhiron në rrjet

Pamjet e kapura të një balene gungaçe duke ndjekur një kanoe pranë plazhit Bondi në Sydney, Australi kanë bërë xhiron në rrjet.

Një rekord prej 5,092 balena u vunë re nga pika të ndryshme përgjatë bregut të Uellsit të Ri Jugor të dielën, si pjesë e një regjistrimi vjetor të kryer gjatë sezonit të migrimit.