Kryengritja e Prigozhin, Shoigu zbret në terren, vriten 950 ushtarë rusë në 24 orë
Kina ripërsëriti qëndrimin e saj për Rusinë, pas kryengritjes afatshkurtër të grupit paraushtarak Wagner të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, që solli dhe rrethimin e Moskës për arsye sigurie.
Ndonëse e kujdesshme në deklarata, Ministria e Jashtme në Pekin i komentoi pamjet dramatike të fundjavës në Rusi, si një çështje e saj e brendshme.
Ndërkohë që situata vijon të jetë e tensionuar dhe e paqartë dhe në radhët e ushtrisë ruse. Për këtë arsye, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu është filmuar së fundmi duke vizituar trupat në vijën e frontit në Ukrainë.
Kjo ishte shfaqja e parë publike e Shoigu pas rebelimit të Ëagner, shefi i të cilit e akuzon ministrin për disfatat e njëpasnjëshme të ushtrisë ruse.
Ukraina nga ana e saj i bën jehonë fitoreve të saj të vogla pas nisjes së kundërofensivës për marrjen e territoreve të pushtuara.
Në një komunikatë për mediat Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës bën me dije se 950 ushtarë rusë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar mbi 225 mijë totalin e fataliteteve në radhët e ushtrisë së Putin që nga nisja e operacionit special ushtarak.


