Raporti i OKB-së: Rritet "frikshëm" numri i njerëzve që injektojnë drogë në mbarë botën

Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara zbulon se numri i personave që injektojnë në trup drogëra të paligjshme është rritur në mbarë botën.

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) me qendër në Vjenë tha se në total, 13.2 milionë njerëz injektuan drogë në vitin 2021, 18% më shumë se sa ishte vlerësuar më parë. 

Sipas OKB-së, substancat sintetike si fentanili dhe metamfetamina dominojnë tani tregjet e paligjshme të drogës.  Në nivel global, përdoruesit e drogës u rritën me 23% dhe çrregullimet e lidhura me drogën u rritën me 45% në një dekadë në gati 40 milionë.

Në raport theksohet gjithashtu se, njerëzit me çrregullime të shëndetit mendor, ata me prejardhje më të ulët socio-ekonomike dhe të rinjtë ishin më të cenueshëm. Evropa Lindore dhe Amerika e Veriut u zbuluan se kishin një prevalencë më të lartë të njerëzve që injektojnë drogë sesa në Azinë Lindore dhe Juglindore.

Fentanyl ka ndryshuar tregun e opioideve në Amerikën e Veriut me pasoja vdekjeprurëse.  Në bazë të të dhënave nga 18 vende, OKB zbulon se burrat kishin pesë herë më shumë gjasa se gratë për të injektuar drogë dhe për t'i njohur partneret e tyre femra me këtë zakon.

Megjithatë, vetëm një në pesë persona mund të aksesojë trajtim, thotë OKB-ja, me gratë në veçanti që përballen me barriera. Arsyet janë të shumta dhe të ndërthurura: Covid-19, por edhe frika nga sanksionet ligjore, stigma sociale, mungesa e kujdesit ndaj fëmijëve dhe frika e humbjes së kujdestarisë së fëmijëve të tyre. Ghada Waly, kreu i UNODC, tha se në shumë raste, trajtimi po dështonte për ata që kishin nevojë për të, raporton BBC.