Nusja merr 4 kg ar dhurata në Turqi, dhëndrit i dhuruan më shumë se 6 milionë lira

Në Turqi është shënuar një nga dasmat më të pazakonta, madje që mund të jetë pjesë e përrallave një mijë e një netë. Në dy ditë të ceremonisë burrit i janë dhuruar plot 6 milionë lira në Turqi, ndrërsa gruas i janë bërë dhuratë 4 kilogram ar në bizhu. Vetëm për të numëruar paratë janë dashur 10 persona

Çiftet shpenzojnë edhe më shumë nga sa kanë mundësi në ditën e dasmës për të kujtuar momente të paharrueshme. Por ka rasti, si ky në Turqi, kur prej dhuratave kanë siguruar jetën për shumë e shumë vite.

Vajzën, gjatë nusërimit sipas traditës turke e lanë me flori madje llogaritet me kilogramë ar të dhëna gjatë ceremonies së vendosjes së bizhuve.

Por, dhe dhëndrri nuk mbeti pas. Nga paratë e hedhura nuk u mbloën pak, por gjashtë milionë paund.

Pas festës ishte koha për të numëruar paratë e për këtë u angazhuan dhjetë persona.

Ndërkohë ashtu siç tregohet në medita turke: Në qytetin e Vanit u zhvillua një dasmë legjendare e një fisi të madh, siç e do tradita martesa zgjati 2 dy ditë e dy netë, por kryelajm janë bërë shumat dhe bizhutë e dhuruara.

Nusja merr 4 kg ar dhurata në Turqi, dhëndrit i dhuruan më